Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Saimir Hoxhës/ILD masë disiplinore për dy prokurorët e Lezhës

2022/02/16 at 1:08 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Saimir Hoxhës/ILD masë disiplinore për dy prokurorët e Lezhës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor me masën “vërejtje publike” ndaj dy prokurorëve, Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj lidhur me vrasjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha.


ILD ka kërkuar masë disiplinore për dy prokurorët për shkeljen disiplinore. Hetimi ndaj tyre nisi pas publikimit në media të informacioneve të cilat lidhen me historinë problematike të autorit të vrasjes, Aldi Rama dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.

“Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ vërejtje publike” ndaj prokurorëve F.G. dhe M.L.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor, të nisur me iniciativë, ndaj magjistratëve F.G., me detyrë prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe M.L., për periudhën e ushtrimit të detyrës, si prokuror drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Hetimi disiplinor ka filluar mbi bazën e informacionit të paraqitur në media, lidhur me ngjarjen tragjike të datës 28.09.2021, ndodhur në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi A.R, ka humbur jetën, oficeri i policisë S.H.

Në median e shkruar dhe atë vizive janë pasqyruar informacione të cilat lidhen me historinë problematike të autorit të vrasjes dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.

Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi hetimor, ILD konkludon se:

  • Si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve në mospërmbushje të detyrës funksionale, si prokuror gjatë hetimeve paraprake, F.G., ka shkaktuar dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, c’ka ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit A.R. dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.
  • Kjo sjellje përbën mospërmbushje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.
  • Prokurori M.L., pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në prokurori për kalimin e akteve në gjykatë.
  • Kjo sjellje e prokurorit M.L., përbën mospërmbushje të detyrës, duke cënuar pozitën dhe figurën e një drejtuesi prokurorie, që si prokurori më i lartë për të gjithë prokurorët e zyrës që drejton, duhet të respektojë ai i pari udhëzimet e një prokurori më të lartë.
  • Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve F.G. dhe M.L., përbëjnë shkelje disiplinore të lehtë, sipas nenit 102, pika 1, shkronja “l” e ligjit me nr. 96/2016.

Për sa më sipër i kërkohet KLP-së, pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistratit F.G., me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “ç” dhe “dh” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, për magjistratin M.L., aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”,-thuhet në njoftim./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Yuri Kim për SPAK dhe BKH: Jeni tmerri i kriminelëve dhe heronjtë e fëmijëve

Meta dekretoi gjyqtaren e re të Gjykatës së Lartë, reagon Kim

Vettingu/ Kryemadhi: Abstenova, PD ndryshoi për një orë, nga kundër në pro

Kryemadhi nxjerr faturat: Kompanitë e inceneratorëve paguanin veten

Soreca:Konferenca Ndërqeveritare të mblidhet në fund të vitit,të zgjatet vettingu

Meta dekretoi gjyqtaren e 10 në Gjykatën e Lartë,reagon Soreca: Hap i rëndësishëm
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com