Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vite burg, Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Vendimi u dha ditën e sotme, ku gjykata shpalli fajtor Paplekajn për akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”.
“Deklarim fajtor të Paplekajt për “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike” dhe dënimin e tij me 7 vjet”, thuhet në vendim e Gjykatës së Apelit.
Në shkallën e parë Paplekaj ishte dënuar me 22 vite burg për “vrasje në rrethana cilësuese”.