Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhen rolet e 3 britanikëve, ku u strehuan në Shqipëri

2023/04/28 at 9:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, si e zbardhi ngjarjen rrëfimi i vajzës (DETAJE)

Zbardhen rolet e 3 britanikëve në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.


Klan News ka mundur të sigurojë nga burimet e grupit hetimor lëvizjet e 3 britanikëve që mbërritën në Shqipëri për të marrë pjesë në vrasjen e Nikulajt.

Më 3 Prill në orën 22:35 kanë mbërritur nga Londra, Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan. Sipas kamerave të sigurisë, ata i mori një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip Volkswagen Golf 5.

Mjeti i  ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Në të njëjtin vend Edmond Haxhia është filmuar dukë marrë në makinë më 14 Shkurt portugezin Saraiva.

Pas Rinasit, dy britanikët mbërritën në Shëngjin në orën 1:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 Prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.

Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 Prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja.

Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.

Britaniku tjetër, Harry James Simpson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, është me 27 precedentë penalë për drogë e vjedhje në Britani. Ai ka mbërritur në 11 Prill dhe pranë lokal “T…” në orën 00.56 hipën në makinën “Volkswagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në oren 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”. Sipas dëshmisë se recepsionistit, tre ditë ka paguar nga 30 Euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti që fliste mirë anglisht e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka patur një valixhe me vete dhe ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 Prillit. Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi. Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30. Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat. Ka bere check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

Dëshmitë e kamarierit dhe banakierit te lokalit Coral dhe pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë se në 19 Prill, Harry ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri në momentin kur ndodhi vrasja. Ai shihet të konsumojë disa birra, dhe të luajë bilardo me një të mitur. Ai flet shpesh në telefon, hyn e del nga lokali. Në orën 13:17, pesë minuta para ngjarjes e deri në 13:23 fiksohet duke folur shpesh dhe shumë gjatë në telefon.

Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 Nëntor e ka dalë në 20 Prill nga Rinasi.

 

Etiketa: Ardian NikulajbritanikeShengjinvrasje


Ju sugjerojmë

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
Bota

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

20 Janar, 2026 11:27 am
Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
Bota

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

20 Janar, 2026 10:39 am
Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
Bota

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

20 Janar, 2026 9:57 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

20 Janar, 2026 9:36 am
Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
Bota

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

20 Janar, 2026 9:27 am
Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë
Kronikë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

20 Janar, 2026 9:23 am
Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari
Kronikë

Sherr pas aksidentit me makinë, vritet 57-vjeçari

20 Janar, 2026 9:19 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 janar 2026

20 Janar, 2026 9:17 am
Para
Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arrestohet një person në Sarandë (DETAJE)

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arrestohet një person në Sarandë (DETAJE)

Thyen masat antiCOVID, policia gjobit 709 qytetarë në 24 orë

Durrës, 3 shoferë të arrestuar dhe 10 leje drejtimi të hequra brenda një javë

Këlliçi me banorët:Gishtat e ngritura lart kanë mërzitur njerëzit që mbrojnë korrupsionin

Këlliçi me banorët:Gishtat e ngritura lart kanë mërzitur njerëzit që mbrojnë korrupsionin
















TE FUNDIT

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
20 Janar, 2026

Takimet vendimtare, qëndrimet e ndryshme, uniteti i nevojshëm: pikë për pikë. Ja çfarë ndodhi me çështjen e Groenlandës. Situata: Evropa...

Lexo më shumë

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
20 Janar, 2026

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
20 Janar, 2026

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez,...

Lexo më shumë

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
20 Janar, 2026

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com