Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Migenës nga bashkëshorti/ Flet shoqja e ngushtë: Çfarë di unë për marrëdhënien e tyre dhe brenga për të birin

2017/11/20 at 10:11 AM
në Kronikë, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e Migenës nga bashkëshorti/ Flet shoqja e ngushtë: Çfarë di unë për marrëdhënien e tyre dhe brenga për të birin

Migena Këllezi, vajza nga Elbasani, e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë në Itali është përcjellë për në banesën e fundit paraditen e ditës së shtunës (18 Nëntor). Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, për t’i dhënë lamtumirën 30 vjeçares në qytetin e saj të lindjes. Ajo u vra nga i shoqi Dritan Sulollari në Itali, zona e Gradisa D’isonzos dhe la jetim një djalë 8 vjeç.


Dritare.net zhvilloi një intervistë me shoqen e fëmijërisë Irena Bogdani, e cila në mes lotësh tregon me mall historine e njohjes dhe aventurat e saj me Migenën.

“Kam folur me Migenën përpara se kjo gjë e keqe të ndodhte, më dukej shumë e shqetësuar, nuk ishte e qeshur siç bënte gjithmonë ndoshta e ndjente se diçka e keqe mund të ndodhte. Gjithmonë më fliste për djalin e saj, e kishte pikë te dobët atë. Ishte shumë e lumtur deri në një moment kur ajo me tha se do të divorcohem nga Dritani. Këtu filloi gjithçka të tensionohej”- shprehet mes lotësh Irena Bogdani.

Si e mësuat ngjarjen e rëndë për vrasjen e Migenës?

Kam qenë në një darkë më familjen time, edhe ndërkohë po festoja. Edhe të them të drejtën e ndieja sikur do ndodhte diçka e keqe. Me Migenën fola para dy ditësh para se të ndodhte vrasja e saj. Mbaj mend se ishte shumë e mërzitur, ndërkohë që unë po i flisja për temat tona, ajo ma preu shkurt që do të më merrte më vonë sepse kishte një problem. Ma mbylli telefonin. E marr më vonë, por nuk ma hapi. Të nesërmen ishte dita e zezë. Insistoja vazhdimisht për ta telefonuar, por nuk ma hapte telefonin. Më pas në një portal rastësisht shikoj foton e saj. Nuk e keni idenë si e kam përjetuar me një titull shumë të frikshëm, i cili thoshte se burri e kishte therur me thikë. Telefonova familjen e Migenës, por nuk më folën. U detyrova të shkoja vete, por çfarë të shihja.

Sipas jush pse e ka vrarë Migenën, ju tregoi diçka konkrete në lidhjen e saj me Dritanin?

Ishte gjithmonë e qeshur. Nuk mund të jap asnjë shpjegim për këtë tragjedi. Migena punonte në një dyqan telefonash, në qendrën tregtare Tiare Villesse. Ajo ishte përshtatur shumë mirë me ambientin dhe e kishte përvetësuar gjuhën italiane në mënyrë të përkryer, aq sa nuk dukej që ishte e huaj. Unë e njihja Dritanin për njeri të mirë. E kam takuar disa herë, por kurrë nuk e mendoja se do të shkonte deri në këtë pikë. Biseda e fundit me të, më tha që nuk jam mirë kam probleme me Dritanin, ishte edhe tip qe nuk fliste shumë për të, por kur binte fjala për djalin fliste deri sa te fikej telefoni, e donte shumë.

Sipas mediave Italine, nga ekspertiza që është bërë ishte konfirmuar që vrasja është bërë në sy të djalit, çfarë do të ndodhi me të pas gjithë kësaj?

Të them të drejtën nuk e di çfarë ka ndodhur, por për djalin, është një traumë e vërtetë. Ajo kurrë nuk fliste keq. Nuk e kisha idenë më të vogël se mund të ndodhte kjo dramë. Migena ishte gjithmonë në dizpocion të djalit të saj. E shikonte me sytë e një nëne të dashuruar. Djali ishte mendimi i parë i saj. Më fliste për djalin, tamam si mamatë tipike që mbrojnë thesaret me jetën e tyre. Shpresoj që dhimbja të marrë fund për djalin, edhe pse është shumë e vështirë. Por mbështetja e prindërve të Migenës do bëjnë që t’i kalojë shprehet Elona për Dritare.net

Çfarë mendon familja e saj për këtë ngjarje kaq të rëndë për ta?

Për ta është një tragjedi. Përpara një muaji e kam takuar mamanë e Migenës, ishte e qeshur e lumtur, por ja që Zoti nuk donte që gjithçka të shkonte mirë. Ata përcollën për në banesën e fundit paraditen e sotme fëmijën e tyre, gjakun e tyre si mendon ti se do ndihen ata. Me dridhet zemra kur mendoj se nuk është më, nuk e di, por më duket e pabesueshme. Një engjëll si ajo meritonte përjetësinë. Ahh… si është jeta…

E njihje nga afër Dritanin, bashkëshortin e Migenës?

Dukej njëri i qetë. Asnjëherë nuk e mendoja qe ai do ta vrite në atë lloj mënyre kurrë. Ai gjithmonë e pohonte se e dashuronte, por çdo gjë u ftoh kur ata ishin në fazën e divorcit. Por, Migena kurrë nuk më tregonte për të, gjithmonë më thoshte: “Dritani, mirë mirë, në punë. Lodhet shumë”. Ai e vrau, sipas atyre që kam dëgjuar ,me thikë në fyt, dy goditje njëra pas tjetrës deri sa Migena ime vdiq.

Etiketa: ceremoni mortoreelbasanmigena kellezishoqja e ngushtevrasje


Ju sugjerojmë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
Kronikë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

23 Maj, 2025 11:54 am
SPAK çon për gjykim djalin e një anëtari të ISIS, i dërgonte para të atit në Siri
Kronikë

Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

23 Maj, 2025 11:36 am
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

23 Maj, 2025 11:20 am
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku
Kronikë

I shpëtoi disa atentateve, kush është Xhevdet Plaku i njohur si “Akili”

23 Maj, 2025 11:20 am
VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit

23 Maj, 2025 11:16 am
Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha
Aktualitet

Iu gjetën fletë votimi të falsifikuara e../Procedohet pronari,u denoncua nga Berisha

23 Maj, 2025 10:59 am
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

“Visi i Pojës” e Indrit Tafili, 29 emrat për të cilët u lëshua masë sigurie nga SPAK

23 Maj, 2025 10:45 am
Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vend që afrohet përditë me BE, shembull për stabilitetin

23 Maj, 2025 10:34 am
Para
Vinin për pushime, aksidentohet familja emigrante në Koplik

E FUNDIT/ Aksident me vdekje në Durrës

Horoskopi javor,  20 nëntor – 27 nëntor

Horoskopi javor, 20 nëntor - 27 nëntor

Seks në hotel me 13 vjeçaren, arrestohet Alfred Tereziu

Seks në hotel me 13 vjeçaren, arrestohet Alfred Tereziu
















TE FUNDIT

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
23 Maj, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar në tentativë për...

Lexo më shumë

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
23 Maj, 2025

Elvis dhe Belina Pupa janë akuzuar në Australi për kultivimin e bimëve narkotike. Siç raportojnë mediat australiane, Belina Pupa, 39...

Lexo më shumë

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
23 Maj, 2025

E premtja dhe paraditja e shtunës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe alternimet e vranësirave. Ndërsa mesditën e të shtunës,...

Lexo më shumë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
23 Maj, 2025

Një person është ndjekur nga policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa ai ka përplasur disa makina. Ngjarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com