Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vrasjen e Liridonës. Sipas tij, “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim (like) në platformat mediatike”.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.
“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”.
Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.
Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan ai./Opinion.al