Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.
Ai thotë se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.
“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.
Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen krimin e rëndë.