Ka nisur më në fund procesi gjyqësor ndaj dy të rinjve, Igli Meta dhe Marjo Mema, të cilët më 18 korrik të vitit 2015-te, vranë shokun e tyre në San Anxhelo të Italisë, Ismail Luli. Vrasja tronditi si Shqipërinë ashtu edhe Italinë, pasi në prapavijë kishte xhelozinë.
Dy rinjtë shqiptarë, Igli Meta, 21vjeç dhe Marjo Mema, 20vjeç, të akuzuar që kanë pranuar vrasjen e bashkëkombësit të tyre, janë pritur sërish në rrugë me ulërima dhe sharje.
Pasi nisi seanca në gjykatë, Igli Meta, që pati marrë autorësinë e krimit, ka tërhequr deklaratat e dhëna në prokurori dhe ka kërkuar përmes avokatit që të ripyetet. Sipas mbrojtjes ka ende shumë fakte të reja që presin të vlerësohen e që do ndërrojnë rrjedhën e hetimeve.
Në këtë pikë ka qenë prokurorja e çështjes e cila ka kërkuar që të dëgjojë variantin e ri, ndërsa avokati mbrojtës i Marjo Memës, ka refuzuar. Sipas informacioneve Igli Meta i ka thënë një tjetër variant avokatëve të tij, lidhur më ngjarjen e 19 korrikut.
Duke marrë parasysh këto të dhëna të reja, trupi gjykues ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet me 7 qershor. Mediat edhe jashtë sallës kanë qenë të interesuara për të vërtetën e re lidhur me procesin e zhurmshëm për një krim që rebeloi komunittein, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Cila të jetë e vërteta”? pyesin mediat italiane.