Autorët që vranë ish drejtorin e OSHEE-së Saimir Jaku, kanë djegur automjtetin me të cilin i shpëtuan policisë.
Kjo e fundit njofton se është gjendur i djegur mjeti i personave që ekzekutuan dje me breshëri arme Saimir Jakun.
Automjeti me të cilin lëvizën autorët gjatë e pas krimit u gjet i djegur në Vinjoll të Kurbinit.Mendohet se autorët janë ende të fshehur në zonën përreth, ku forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle.
Ditën e djeshme, dy vrasësit e Jakut, u futën në lokal të maskuar, qëlluan me breshëri armësh dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.