Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

2025/10/06 at 11:25 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u bë shkak për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në emisionin “Opinion” Bajraktari  sqaron se Shkambi, i është drejtuar emisionit “Stop”, me një denoncim kundër sistemit gjyqësor në vend, për humbjen e tre dokumenteve të rëndësishme, dy procesverbale dhe një akt ekspertimi.

“Në vitin 2020, Gjon Shkambi i është drejtuar emisionit Stop në lidhje me një denoncim për sa i përket sistemit gjyqësor se si humbasin dokumentet. Atij i kishte ndodhur që i kishin humbur dy procesverbale dhe akti i ekspertimit i bërë gjatë gjykimit për një padi civile, lirim-dorëzim sendi, pikërisht për atë objektin”, tha ajo.

Siç shpjegon gazetarja, Shkambi kishte certifikatë pronësie të truallit, e për godinën e ngritur ushtroi të drejtën e para-blerjes. Në vitet 2012, deri më 2015, Shkambi kishte tentuar të largonte banorët që qëndronin aty. Bajraktari sqaron se kishte dhe nga ata banorë të cilët e përdornin për qëllime përfitimi godinën.

“Në vitin 2012, ai ishte pajisur me certifikatë pronësie. Kishte titullin e pronësisë në duar. Nga 2012-2015, kishte tentuar që të largonte banorët që qëndronin aty. Madje kishte dhe nga ata që e përdornin për qëllime përfitimi. Çka do të thotë, e jepnin me qira dhe e merrnin qiranë vetë, ndërkohë pronari legjitim, të paktën për certifikatën e pronësisë që ka në duar, ishte në emër të tij”, sqaron gazetarja.

Nga arsyetimi i institucioneve të drejtësisë për humbjen e dokumenteve tëq rëndësishme, për të cilat Shkambi kërkonte sqarim se “ku përfunduan” përmes emisionit “Stop” të Tv Klan, ishte se ka pasur një “gabim”. Por, nuk mund të humbasin dokumentet të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes.

“Në 2015 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për lirim-dorëzim sendi, e ka fituar në shkallë të parë. Është apeluar nga pala tjetër që janë pikërisht banorët, ose ata që jetonin në këtë godinë. Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen sërish në rigjykim në shkallën e parë, me arsyen që mungojnë dy procesverbale. Ishin procesverbalet e 30 mars dhe 30-04/2015, që lidheshin pikërisht me detyrat dhe aktin e ekspertimit për sa i përket asaj pasurie.

Ajo që ai kërkonte nga emisioni Stop ishte pjesa e zbardhjes, ku shkuan dokumentet. Madje me përgjigje zyrtare, si nga Gjykata e Apelit, dhe ajo e Shkallës së Parë së Shkodrës, se po flasim për të dyja gjykatat në atë kohë në Shkodër, ishte se mund të jetë bërë një gabim. Nuk mund të bëhet gabim me humbjen e dokumentit sepse ato janë një dosje dhe detyrimi ligjor është që dosja të ketë dokumentet”, tha ajo.

Ju sugjerojmë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët
Bota

VIDEO/ Macron vrapon dhe anashkalon sigurinë për të përshëndetur studentët

6 Dhjetor, 2025 3:46 pm
Gjoba  ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!
Bota

Gjoba ndaj “X’, Vance dhe Rubio kundër BE: Është një sulm ndaj Amerikës!

6 Dhjetor, 2025 3:25 pm
Para
Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 7 tetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

TE FUNDIT

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
6 Dhjetor, 2025

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua...

Lexo më shumë

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
6 Dhjetor, 2025

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com