Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

2025/10/06 at 11:14 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra në lidhje me pronësinë e një godine këto familje jetonin.


Konflikt ky që u bë shkak për vrasjen në Gjykatën e Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë palë në procesin e gjyqit për pronësinë e godinës.

Kalaja tha se përplasja ka filluar në vitin 2012, kur Gjon Shkambi pretendoi se ishte trashëgimtar i një prone trualli, që në fakt kishte qenë pronë shtetërore dhe mbi të ishte ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit. Pretendimi i Shkambit përfshinte vetëm truallin, jo ndërtesën ekzistuese.

“Në vitin 2012 ka ardhur Gjon Shkambi me pretendimin se është trashëgimtar i pronës. Është ndërtuar në periudhën e komunizmit, është pronë shtetërore. Ai kishte pretendimin se ishte pronë e trashëguar. Ai kishte pretendime për truallin, jo godinën. Më pas ishte ndërtuar në periudhën e komunizmit. Ka patur një vendim përmbarimi dhe ka patur skena dhune mes familjes Shkambi dhe 31 banorëve të tjerë me të cilët ishin në konflikt” deklaroi gazetarja Kalaja.

Fillimisht, Gjon Shkambi fitoi çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, por më pas rasti kaloi në Apel dhe më tej në Gjykatë të Lartë. Për vite me radhë, familja Shkambi ka tentuar të privatizojë pronën, por nuk ka arritur të fitojë të drejtën ligjore për të.

Kalaja tregon se konflikti nuk u mbyll kurrë. “Në katin e tretë të godinës, aktualisht jeton një anëtar i familjes Shkambi, ndërsa banorët e tjerë, 31 familje, kanë denoncuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori faktin se Gjon Shkambi qarkullonte i armatosur dhe i kërcënonte hapur”, u shpreh Kalaja.

Sipas gazetares, banorët vijojnë të ndihen të kërcënuar edhe sot, pasi njëri prej vëllezërve të autorit jeton ende si fqinj me ta. Ata fajësojnë sistemin e drejtësisë për zvarritjen e procesit dhe mungesën e një zgjidhjeje përfundimtare, që sipas tyre mund të kishte shmangur këtë tragjedi.

“Është denoncuar në prokurorinë e Shkodrës për kërcënim, 31 banorë kanë thënë se ai lëviz i armatosur dhe i kërcënon dita-ditës. Asgjë mesa duket nuk është marrë parasysh deri në këto momente. Është vëllai me 5 fëmijët dhe bashkëshprten, ky mbetet konflikt i hapur. Banorët sot thanë që edhe në këto momente ndihen të kërcënuar duke qenë se një nga vëllezërit jeton fqinj me ta, megjithatë fajësojnë sistemin që i ka lënë me një konflikt të hapur për vite me radhë.”, tha Kalaja.

“Ka qenë një konflikt i hapur, që është denoncuar me prova, me dëshmi, me kërkesa për mbrojtje. Banorët kanë treguar se Gjon Shkambi u është afruar deri te dritaret për t’i kërcënuar”, përfundoi gazetarja Kalaja.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Para
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 7 tetor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot
















TE FUNDIT

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com