Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e gjyqtares, PD shtron 4 pyetje për qeverinë dhe një propozim

2017/09/03 at 3:28 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtares, PD shtron 4 pyetje për qeverinë dhe një propozim

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi mund të ishte parandaluar, thotë Partia Demokratike, nëse shteti do të kishte vepruar siç duhet.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se vrasësi i gjyqtares nuk do të kishte dalë nga burgu nëse nuk do të kishte përfituar nga amnistia apo nëse policia do të kishte mbrojtur të ndjerën, e cila kishte kërkuar disa herë urdhër-mbrojtje pasi ishte dhunuar.

 Për këtë ngjarje, PD i drejton 4 pyetje qeverisë dhe thotë se do të bëjë një propozim në Parlament, që personat e dënuar për vrasje mos të përfitojnë amnisti.

 Deklarata e Partisë Demokratike:

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga vep​rimet e papërgjegjshme të shtetit. Nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një amnisti skandaloze apo nëse policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e radhës.

Qeveria duhet të japë llogari:

Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë?

Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje?

Pse policia nuk i ofroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë?

Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?

Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune. Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 4:57 pm
Para
Si u plagos 21-vjeçari për celularin në lokalin me balerina në Shkodër

Si u plagos 21-vjeçari për celularin në lokalin me balerina në Shkodër

Mediat e huaja promovojnë turizmin malor në Shqipëri

Mediat e huaja promovojnë turizmin malor në Shqipëri

Ja se çfarë thotë shkenca për vrasësit

Ja se çfarë thotë shkenca për vrasësit

TE FUNDIT

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
14 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni....

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
14 Korrik, 2025

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi...

Lexo më shumë

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
14 Korrik, 2025

Java që sapo ka nisur pritet të jetë e mbushur me energji impulsive dhe ngjarje të vrullshme, sipas parashikimit të...

Lexo më shumë

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
14 Korrik, 2025

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte zhvilloi ditën e sotme një takim me presidentin e SHBA-së, Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com