Dhjetëra mijëra njerëz kanë vërshuar rrugët e Teheranit për të protestuar kundër Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
Protestuesit mbanin fotografinë e gjeneralit, ndërsa disa prej tyre kanë djegur flamurin amerikan
Ndërkohë, në Iran janë shpallur tri ditë zie pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, ku ushtria amerikane e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, dhe kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.
Qassem Soleimani ishte komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran dhe që njësia e tij kryente operacione të fshehta jashtë vendit./ Opinion.al