Turqia ka reaguar pas sulmit ajror të SHBA-së në Irak, i cila la të vrarë Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefin e milicisë së Iranit.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka dënuar sulmin amerikan, ndërsa ka theksuar se ky akt do të rrisë pasigurinë dhe destabilitetin e rajonit
“Ne nënvizojmë paralajmërimin se kthimi i Irakut në zonë konflikti do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin”, lexohet në një komunikatë të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve turke.
Tensionet mes SHBA-së dhe Turqisë ishin në rritje edhe përpara kësaj ngjarjeje. Muajin e kaluar, bisedimet në samitin e NATO-s në Londër për pak sa nuk ngecën pasi pati mosmarrëveshje mbi veprimet ushtarake turke në veri të Sirisë./ Opinion.al