Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një prononcim për media është ndalur edhe te vrasja mafioze e Gëzim Sinomatit në Vlorë.
Ai tha se është rritur prezenca e policisë në qytetin bregdetar dhe në të gjithë vendin.
Balla tha se koha kur të fortët bënin ligjin ka mbaruar dhe nuk kthehet më.
“Edhe për ngjarje të rënda kriminale si ajo e Vlorës, të një organizimi mafioz, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e vetë jo vetëm në Vlorë por në të gjithë vendim, duke kryer operacione të veta, për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje, që është shkelje e rëndë e ligjit.
Duhet të shkojmë drejt minimizimit dhe parandalimit. Koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve ose bënin ligjin nëpër lagje, ka mbaruar dhe nuk kthehet mbrapa”,-u shpreh Balla.