Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për Denis Shtrazën, i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 6 janarit në qytetin e Durrësit. Denis Shtraza u arrestua dy ditë më parë në Rinas, ndërsa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ndërkohë që mbetet ende në arrati i dyshuari tjetër për këtë ngjarje, ish-oficeri i Policisë Ervin Dalipaj, i cili në një prononcim të dhënë për Neës 24 nuk i pranoi akuzat dhe tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet pasi nuk ka besim te policia.