Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kumanovë një shtetas sllavomaqedonas pas një sherri shtypi fëmijën 4 vjeçar të një prindi shqiptar, kanë qene të shumta reagimet e figurave të njohura. Aktori i mirënjohur nga Tetova, Xhevdet Jashari – Arifhikmeti, nuk e ka përtypur heshtjen e liderëve politikë shqiptar Ali AHmeti dhe Menduh Thaci, pas vrasjes makabre të fëmijës 4 vjeçar.
Mllefi dhe keqardhja e Jasharit është shprehur vazhdimisht në faqen e tij në FB, ndërsa sot ai u është drejtuar direkt Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit.
“O ju Ali-a o ju Menduh-a o ju deputet te popullit, o nuk e di kush jeni atje qe ju kena dergu e votu, a keni femij ju, a e dini more sa shume rrande eshte, a e keni ndegju morre ju vajin e vellaut 7 vjecar se si qane per vellaun e tij 4 vjecar a keni ju meshire a keni ju Zot!!!
po nji fjali more nuk e thate as edhe nji te vetme!!!
Yf Jazzek!!!”