Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Safet Bajrit për lirimin nga qelia.
Sipas Klan News mësohet se Safet Bajri gjatë seancës ka hedhur poshtë provat për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.
Ai ka thënë se ato janë përgjime pa lidhje dhe se ajo është rruga që kalon gjithmonë për në shtëpi.
“Se kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje, unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qënë atë ditë, me ik në shtëpi nga ato rrugë do kaloj ku kam kaluar gjithmon”, ka thënë Safet Bajri.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e “arrestin në burg” edhe për Behar Bajrin dhe Astmerin Bilalin.
Për përkrahje të autorit të krimit është arrestuar edhe Eria Ago, e cila gjithashtu ka ankimuar masën në Apelin e GJKKO.