Një nga dëshmitarët e vrasjes së Elton Çiços në lokalin “De Niro” afër stadiumit “Selman Stërmasi” është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme pasi dyshohet se ka fshehur armën me të cilën lëvizte viktima.
Stomatologu Redian Rraja ka thënë para gjykatës se ai nuk e ka fshehur armën e viktimës, por nxitoi te ai që t’i jepte ndihmën e parë, për shkak edhe të profesionit të përafërt me atë të mjekut, raporton panorama.
Mirëpo, pretendimi i tij është hedhur poshtë nga prokurori i çështjes, i cili ka thënë se pamjet filmike që disponon organi i akuzës tregojnë se Rraja ka marrë diçka nga çanta e Elton Çiçës. Gjykata pranoi në këtë mënyrë faktet e Prokurorisë dhe e la në burg “doktorin”.