Humbja tragjike e Elidona Demiraj, vajzës 25 vjeçare e cila u vra në Angli, e qëlluar me thikë në fyt nga i shoqi shqiptar, vazhdon të përjetohet me dhimbje të thellë nga familja e saj. Motra e saj i ka kushtuar një poezi të gjatë, ku krahas vajtimit tregon edhe një pjesë të përpjekjeve të tyre si familje, që Edona të mos shkonte në Angli. Duke e cilësuar katil bashkëshortin që i mori jetën Edonës, motra e saj i ka kushtuar këtë poezi të gjatë, për të ndarë të gjithë dhimbjen që ka pushtuar familjen Demiraj.
Poezia që motra i kushton motrës së vrarë
Oj Don o shpirti i motres..
Sa shkurt jeten e paske pas..
Ja plase zemren Nans e Babs
Na le ne enderr gjith sa jeme..
Si s’u zure fjalve tona bese..
E u lidhe me katilin ma t’pa bese..
Zemrat tona e paskan dite..
Kur te thame ty, mos me u nise..
‘Mos u nis ti mas kti djali
Smund te ket ky gjak shqiptari’..
Gjithkush ka..vec nje Babe e nje Nane
e ky zdinte se cilet jane..
Thoshte” jam Arben Rexha
se keshtu une jam ba me letra..
Jam Shqiptar i Kosoves..
Nuk jam Lulzimi i Tropojes”..
S’mund te jesh nga trevat tona
O katil i pabese..
Ne Trojet tona ka fjal e bese..
ka sojni e ka burreri
Per kto..ti zdin ku bien me shpi..
Po moj Don,ti.. si u mashtrove..??
Ka dy vjet qe u fejove..
Dhe ne veti ti besove..
Si ma tmirin e trajtove..
Shum e deshte..e respektove
Edhe pa letra mbrapa ju nove…
Por ti emrin nuk e ndrove..
Vlerat tua s’i tjetersove..
Ftyre e Troje.. na i nderove
As tre muaj nuk i gezove..
me katilin qe u martove…
Kur te tha ty me dal jasht..
Ka mendue.’.ste bjen kush mase’
Kur ky plan i deshtoi..
At’her fjalet i nderroi..
Shpejt filloi tjeter plan..
Pse s’i ngove ti Bab e” Nane”..?
Pse u pajtove me kte katil?
Pse sna ngove mori Moter..
Ne strofull te horit..ti.. pse shkove???
Pse kaq lehte u mashtrove..
Ne spital perse e cove..?
Po moj moter..mos me t’u pa shtire..
Ambulancen e kish thirr..
Por, ta shfrytezoj ty..
Dhembshurine,pastertine e shpirtgjersine..
Edhe pse si doli plani i pare..
Ky i dyti.. i eci mbare….
Te ra ne gjunje e tkerkoi ndjese..
Ne dore kishte thiken e mprehte..
Tkish dhan Zoti dicka me fol..
Ndoshta kishe shpetue ndonje tjeter,te gjore..
Se ty Zoti ta paska shkrue..
Motra jeme jet me ndrue
Sa mir Zoti e ka gjykue
Se ky katil s’te ka meritue..
Me ty jeten me kalue..
Elidon oj motra jeme..
ty gjith jeten do te kujtojm..