Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e biznesmenit Murati, ja përgjimet nga burgu të Admir Tafilit

2016/02/13 at 5:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e biznesmenit Murati, ja përgjimet nga burgu të Admir Tafilit

Zbardhet përgjimi i një bisede telefonike mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafili dhe Kristi Pines, në tetor 2014, gjatë “thurjes” së planit për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murati.


Sipas dosjes së Prokurorisë për Krimet e Rënda, pasi kishte “pajtuar” Pinen për kryerjen e kësaj vrasjeje, Tafili interesohej nga qelitë e burgut të Bradasheshit, Elbasan, nëse ishte gjithçka gati. Në deklarimet e dhëna prej tij, i penduari Pine ka pohuar se edhe pse ka siguruar tri armë, një motor dhe ka studiuar lëvizjet e “shënjestrës” për disa ditë, ekzekutimi i biznesmenit Murati, më 18 nëntor 2014, nuk është kryer prej tij, por nga dy persona të tjerë.

POROSIA 50 MIJE EURO

Nga hetimi ka rezultuar se porosia e Tafilit ishte përçuar te Pine nga i pandehuri Aleksandër Gora. Për vrasjen e Muratit ofrohej shuma prej 50 mijë eurosh dhe nëse vriste dhe nipin, do t’i paguante 100 mijë euro. “Këtë porosi e ka marrë Admir Tafili nga persona të paidentifikuar ende. Takimi është kryer në muajin tetor në Tiranë dhe së bashku me shtetasin nën hetim Aleksandër Gora, me mjetin e këtij të fundit kanë shkuar në qytetin e Durrësit, ku kanë takuar një shtetas të quajtur K.”, thuhej në dosjen e Prokurorisë. Sipas Akuzës, për këtë vrasje shtetasi Kristi Pine ka biseduar dhe me shtetasin nën hetim Elson  Merdani, i cili i ka thënë se për këtë vrasje kishin marrë një shumë prej 25 000 eurosh. “Vrasja e shtetasit Leonard Murati është kryer në ambientet e lokalit të tij në Durrës dhe sipas deklarimeve të shtetasit nën hetim Kristi Pine, kjo vrasje nuk është kryer nga ai, por nga dy persona që ai nuk i ka njohur”, thuhej në dosje. Pavarësisht se kjo vrasje nuk është kryer nga shtetasi nën hetim Kristi Pine, shtetasi i dënuar Admir Tafili ka marrë një shumë prej 25 000 eurosh. Këtë shumë e ka marrë shtetasi Elson Merdani, nga të cilat i ka dhënë Kristit 3000 euro.

“Në lidhje me ngjarjen e Durrësit, ku është vrarë shtetasi Nard Murati, dua të shpjegoj se siç e kam thënë më përpara, atë vrasje nuk e kam bërë unë, por fjala ishte përhapur se vrasja ishte kryer nga njerëzit e Admir Tafilit dhe për këtë arsye janë paguar paratë. Këto para unë di që i ka marrë shtetasi Elson Merdani, i cili më ka thënë personalisht se kishte marrë 25000 euro nga shtetasi me emrin Klodi nga Durrësi, të cilin e kam sqaruar në deklarimin e parë. Për atë punë, edhe pse nuk e kisha kryer unë vrasjen, ai më pas i ka dërguar mamasë sime 3000 euro, sepse i kishte thënë Admiri. Unë, madje, i kisha thënë Admirit që nuk kishte përse të m’i jepte, por ai ka thënë se do m’i çonte patjetër. Në lidhje me armën tip ‘skorpions’ që ma kishte dhënë Klodi nga Durrësi, unë këtë armë ia kam dhënë një shokut të Admirit, i cili quhet F.G.. Automatiku ‘skorpions’ që më është gjetur mua gjatë kontrollit është i J.G.. Ai ma ka lënë aty për ta fshehur. Ai gjithashtu më ka thënë se me këtë armë kishte gjuajtur te lokal ‘A…’ pas një sherri që kishte pasur me persona të tjerë. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën përpara se të bëheshin zgjedhjet e përgjithshme në 2013 dhe e kishte mbyllur si çështje”, citohet në dosje deklarimi i të penduarit Kristi Pine. PERGJIMI NGA BURGU

Sipas Prokurorisë, përgatitjet për kryerjen e vrasjes së Leonard Muratit provohen dhe nga një bisedë telefonike të datës 31 tetor 2014, mes Kristi Pines dhe Admir Tafilit, i cili ndodhej në qeli. Telefonata është kryer përmes telefonit që përdorej nga A.B., që thirrej nga Tafili me emrin “Xhike”. Biseda bën fjalë për sigurimin e armëve dhe motoçikletës që do të përdorej nga Kristi Pine për të realizuar vrasjen e Leonard Muratit. Konkretisht, në mënyrë të koduar i shpjegon se kishte marrë dy armë dhe motorin, dhe detajin tjetër që për armën tip “skorpion”, Klajdi nga Durrësi nuk i kishte siguruar akoma fishekët, që ishin të kalibrit 7.65.

Biseda ka këtë përmbajtje:

Xhiku: Hë mirë, ça bone.

Tafilaj: Ça bone ti?

Xhiku: Hiç, sa erdha këtu të lokali.

Tafilaj: Ku osht ai.

Xhiku: Këtu osht.

Tafilaj: Ma jep pak.

Kristi: Hë mor vëllai.

Tafili: Hë, ça je tu bo.

Kristi: Hiç rehat, rrimë qetësi.

Tafili: Mirë.

Kristi: Mirë mor mirë, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.

Tafili: Ça ka ai që ka ngel.

Kristi: Kshu mor burrë karamele 7.65 do munohet vetë me i gjet, kaq. Vetëm për ata ka ngel, Aifon katërta osht taman, kurse Aifon pesa nuk osht tamam. Vetëm ajo mungon. Karikusi tamom.

Tafili: Po ka ai mor vëlla.

Kristi: Kush?

Tafili: Miri.

Kristi: Jo, jo, i ka 7.62­sh, të dy Aifonet i kam këtu me vete, i kam marrë una ishin gati. Nesër iki atje una prapë. Do iki vonë n’darket që të marr dhe atë makinën.

Tafili: A e kishin marrë atë.

Kristi: Po, po, në rregull të gjitha. Ti ça je tu bo, mirë ke qenë?

Tafili: Mirë krejt.

Kristi: Hajde vëlla mos u mërzit ore.

Tafili: A ke mësu me i dhonë makinës.

Kristi: Makinës nuk kam mësu me i dhonë fare, s’ma ka mësu Xhiku.

Tafili: Po motorrit ?

Kristi: Po pra, motorrit di un, “Skuter” se kshu me marsha s’di.

Tafili: A e kanë marrë jashu ata. Kristi: Po ashu si i thash una, nuk bohet llaf.

Tafili: Dhe unë ashtu i pata çu fjalë.

Kristi: Në rregull janë të gjitha or vëlla mos e vrit menjen ti. Vetëm ato mungojnë…

Tafili: Po mirë.

Kristi: Hajde vëlla mos u bej merak për 3­4 ditë besoj se jena në rregull, më kupton, hajde vëlla im ja kalofsh mirë./Panorama



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Van Gaal i hap rrugën Mourinjos

Van Gaal i hap rrugën Mourinjos

Ja ku do ta kalojnë Shën Valentinin, Armina dhe Shkëlzeni

Ja ku do ta kalojnë Shën Valentinin, Armina dhe Shkëlzeni

Lamtumirë diell nga sot mbizotërojnë vranësirat

Shkurti muaji i shirave

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com