Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e babë e bir/Apeli burg përjetë për Ardian Çapjan. Ja me sa u dënuan anëtarët e tjerë të grupit  

2023/11/15 at 3:50 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Vrasja e babë e bir/Apeli burg përjetë për Ardian Çapjan. Ja me sa u dënuan anëtarët e tjerë të grupit  

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimin të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e 19 Prillit të këtij vitit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke lënë në burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjan si dhe Olsi Lekun. 


Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës. 

Ndërsa ka dënuar me nga 25 vite burg Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg. 

Zbardhja e ngjarjes erdhi pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili rrëfeu se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit. 

I penduari rrëfeu se Gentianin e ka ekzekutuar ai me 4 plumba ndërsa Nezirin e ka vrarë Olsi Leku. Për këtë ngjarje Ardian dhe Florenc Çapja paraqitën si alibi se një natë para vrasjes kishin qenë në Maqedoninë e Veriut. 

Dyshohet se vrasja e Gentian Beqirit u porosit për shkak se ai po gjykohej për vrasjen e Sokol Çapjas në vitin 2005. 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 15.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 53 akti, datë 14.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.Ç., E.B., K.D., E.C., F.Ç., O.L., si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: 

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.Ç. (alias Ç.) dënohet me burgim të përjetshëm. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ç. (alias Ç.) do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.Ç. (alias Ç.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri F.Ç. (alias Ç.), dënohet me burgim të përjetshëm. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin F.Ç. (alias Ç.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.L., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.L. (alias J.K., alias G.L.), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri O.L. (alias J.K., alias G.L.) dënohet me burgim të përjetshëm. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin O.L. (alias J.K., alias G.L.), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe të nenit 37/a pika 4 të Kodit të Procedurës Penale dhe dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B., për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.B. dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.B. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.D., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri K.D. dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin K.D. do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. 

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. (alias Ç), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 

Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri E.C. (alias Ç), dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. 

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin E.C. (alias Ç), do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së lartë. 

Lidhur me provat materiale, sipas Urdhër (Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit) të lëshuar në datë 17.06.2021, nga prokurori Behar Dibra, si dhe sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale, disponohet si më poshtë: 

Të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit: 

–              Arma e zjarrit me numër 14224314, armë zjarri kallashnikov i kalibrit 7,62 mm x 39 mm, e fabrikuar dhe e prodhimit standard luftarak; 60 (gjashtëdhjetë) copë fishekë luftarak të fabrikuar, të kalibrit 7,62 mm x 39 mm, si dhe bajoneta; 

–              Radiot marrëse – dhënëse të sekuestruara. 

Të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit: 

–              CD të përgjimeve telefonike, përgjimeve ambientale, CD me foto dhe CD të akteve të ekspertimit, gjithsej 111 (njëqind e njëmbëdhjetë) copë. 

Të asgjësohen/të zhduken: 

–              Automjeti “Mercedes Benz”, Daimler Chrysler E Class, katër fenerësh, i djegur plotësisht dhe me targa me mbishkrimin {…} (të fundit të vjedhura automjetit të shtetasit K.A.); 

–              dy targat {…}; 

–              dokumentacioni: leje qarkullimi e shtetasit E.M., për automjetin autoveturë “Mercedes Benz”, {…}, ngjyrë e zezë, me nr. shasie {…}, çertifikatë e kontrollit fizik lëshuar në emër të E.B., për mjetin me targë {…}, procesverbal i konstatimit të shkeljes nr. {…}, datë 20.11.2012, Kontratë Shitblerje Pasuri e Paluajtshme bashkëlidhur. 

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore, në vlerën përkatëse, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

 Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 

Lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 19.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht”, thuhet në vendimin e gjykatës. 



Ju sugjerojmë

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Para
U arrestua nga Franca 2 muaj më parë, Behar Bajri ekstradohet drejt Shqipërisë

U arrestua nga Franca 2 muaj më parë, Behar Bajri ekstradohet drejt Shqipërisë

Lë qëllimisht golin, por lëvizja e bën portierin më të zgjuar në botë

Lë qëllimisht golin, por lëvizja e bën portierin më të zgjuar në botë

Tentoi të vidhte një banesë në Vlorë, policia kap në flagrancë 27-vjeçarin

Fier/ Morën ryshfet për t’i dhënë metadon një pacienti, në pranga mjeku dhe infermieri
















TE FUNDIT

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik, 2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit është fikur pas gjashtë ditësh. Siç duket edhe nga këto pamjet të Klan News, atje...

Lexo më shumë

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
6 Korrik, 2025

Kryeqyteti i Kroacisë nuk ka përjetuar kurrë një tension të tillë në prag të një eventi kulturor. Koncerti i këngëtarit...

Lexo më shumë

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
6 Korrik, 2025

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
6 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com