Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Azem Hajdarit/ Del nga burgu vëllai i Izet Haxhiajt

2016/03/18 at 2:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Azem Hajdarit/ Del nga burgu vëllai i Izet Haxhiajt

Ismet Haxhia, një prej të cilësuarve si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u thotë përfundimisht “lamtumirë” qelive të burgut, ku qëndroi i izoluar për më shumë se 15 vite burg.

Vëllai i Izet Haxhisë, ky i fundit ish-­truproja e ish­kryeministrit Sali Berisha, ka kapërcyer pragun e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, afro dy muaj më parë, pasi ka përfunduar dënimin e drejtësisë për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, që u konsiderua edhe si “vrasja e shekullit”.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë me dije për “Gazetën Shqiptare” se Ismet Haxhia u lirua më 21 janar 2016, ditën e hyrjes në fuqi të ligjit “Për amnistinë”, pasi i kishin mbetur më pak se dy muaj burgim, të cilat iu shuan menjëherë, duke i dhënë lirinë.

I kontaktuar nga “GSH”, Ismet Haxhia tha se është një qytetar i thjeshtë dhe lirimi i tij nuk përbën asnjë lajm. Ai theksoi faktin se ka shlyer dënimin e drejtësisë dhe se tashmë ka rinisur jetën e tij, pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm.

Më herët në 2009, gjatë një interviste të gjatë për “GSH”, Ismet Haxhia rrëfente gjithçka dinte lidhur me vrasjen e deputetit. Më vonë, “Gazeta Shqiptare” konkretisht në 2014­ën, ka botuar pjesë nga libri i Haxhisë, “Kronika e dhimbjes”, ku inxhinieri shprehet se vrasja e Azem Hajdarit nuk ishte një vrasje ordinere dhe jepte argumentet e tij.

Me lirimin e Ismet Haxhisë, për vrasjen e liderit të demokracisë Azem Hajdari, mbetet prapa hekurave vetëm Jaho Salihi Mulosmani, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor i deputetit.

Ndërsa, Izet Haxhia jeton në Turqi ku gëzon status azilanti politik. Ai qëndroi disa vite në burgjet turke, derisa drejtësia atje vendosi ta refuzonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke e lënë në liri të plotë. Mbi supet e Izet Haxhisë rëndon dënimi i pashlyer prej 25 vite heqje lirie.

Ju sugjerojmë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Para
Vrasja në Bllok u filmua. Dyshime për trafikun e drogës dhe krushqit

Vrasja në Bllok u filmua. Dyshime për trafikun e drogës dhe krushqit

Ja sa kushton lëngu mëngjesor i Gyneth Paltrow

Ja sa kushton lëngu mëngjesor i Gyneth Paltrow

Vret të dashurin, dëshironte të provonte ndjenjën e vrasjes së dikujt

Vret të dashurin, dëshironte të provonte ndjenjën e vrasjes së dikujt

Please login to join discussion

TE FUNDIT

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
12 Maj, 2025

Teksa partitë politike janë në 'luftë' me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka...

Lexo më shumë

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
12 Maj, 2025

Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e...

Lexo më shumë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com