Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të ekstraduar Edmond Haxhinë dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, raporton News24.
Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.
Haxhia dhe personat e tjerë britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike.
Edmond Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ka qenë organizatori dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.