Është shtyrë seanca për dhënien e masave të sigurisë për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar të burgut të Peqinit pasi u vra në qeli Arben Leshi dhe u plagos i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja.
Kujtojmë se 3 ditë më parë, Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben LLeshin, duke e lënë të vrarë.
Ndërsa i plagosur mbeti dhe shoku i qelisë së Lleshit, Indrit Shaqja. Është aluduar se vrasja ka të bëjë me një porositje nga jashtë në formë gjakmarrjeje, por Mjacaj e ka mohuar para hetuesve, duke mos përmendur asnjë emër tjetër./opinion.al