Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vrasja e ambasadorit rus mund të nisë Luftën e Tretë Botërore”

2016/12/19 at 8:28 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vrasja e ambasadorit rus mund të nisë Luftën e Tretë Botërore”

Media prestigjoze britanike “Express” i ka kushtuar një artikull tensioneve që mund të pasojnë, pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ditën e sotme, Andrei Karlov.

Kështu, sipas kësaj medieje, tensionet mes Turqisë dhe Rusisë kanë qenë gjithnjë në ngritje që me nisjen e konfliktit në Siri.

Vrasja e Karlovit është vetëm incidenti i fundit i përplasjes mes Putinit dhe Erdoganit.

TENSIONET TURQI-RUSI

Në nëntor të vitit 2015, Kremlini u bë kërcënues kur një avion rus u rrëzua nga forcat turke në kufirin turko-sirian.

Një valë e madhe sanksionesh u ndërmorën nga Rusia dhe goditën fort Turqinë. Të gjitha importet e prodhimeve bujqësore nga Turqia u ndaluan, u vendos regjimi me viza për qytetarët turk dhe shumë agjenci ruse turizmi e hoqën vendin në Azinë e Vogël nga lista e destinacioneve.

Në shtator të këtij viti, Rusia ka shprehur shqetësime të mëdha për avancimin e Turqisë në Siri. Trupat ushtarake ruse, sipas Rusisë po pushtojnë një pjesë të Sirisë Veriore.

Po kështu, Turqia u akuzua edhe për prishjen e armëpushimit të 28 shkurtit në Veri të Sirisë, duke bombarduar forcat kurdë.

Rusia u kundërpërgjigj duke i prerë rrugën me të cilën Turqia furnizonte rebelët në Siri, si edhe ka nisur të ndihmojë kurdët në veri që të marrin më shumë pushtet dhe të kërcënojnë Turqinë.

Ekspertët janë të mendimit se vrasja e sotme do të dëmtojë më shumë imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare.

Nga njëra anë, kemi Turqinë që kërkon rrëzimin e Asadit dhe nga ana tjetër Rusinë që e mbron Asadin.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pak pas puçit ushtarak në Turqi, kur Rusia mbështeti Erdoganin në atë mësymje.

Në gusht, dy liderët u takuan në Shën Petersburg dhe diskutuan për ngrohje të marrëdhënieve. Mirëpo, të dyja vendet janë angazhuar fort në luftën në Siri prej 5 vitesh në kampe të ndryshme.

Ka shumë pak të ngjarë që të pajtohen për Sirinë dhe këto mospajtime, duke ua shtuar edhe ngjarjet e fundit mund të shërbejnë si pretekst për nisjen e një lufte.

Ju sugjerojmë

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun
Aktualitet

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun

10 Korrik, 2025 11:06 am
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!
Bota

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

10 Korrik, 2025 11:04 am
Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
Kronikë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

10 Korrik, 2025 10:51 am
Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
Aktualitet

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

10 Korrik, 2025 10:49 am
Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor
Aktualitet

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës/“S’kanë arsye…”,Proda: Do kryhet hetim disiplinor

10 Korrik, 2025 10:41 am
Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin
Aktualitet

Zënia e hapësirave publike/Tabaku: Përgjegjësi e qeverisë, s’kontrolloi territorin

10 Korrik, 2025 10:32 am
Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Emri/ Pas shkarkimeve në Policinë e Shkodrës, komandohet drejtori i ri

10 Korrik, 2025 10:29 am
Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar
Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar

10 Korrik, 2025 10:20 am
Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Tensionet në Theth/Shkarkohen nga detyra kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës

10 Korrik, 2025 10:18 am
Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit
Rajoni

Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

10 Korrik, 2025 10:12 am
Para
A mund të çojë në Luftën e III-të Botërore vrasja e Ambasadorit rus Karlov?

A mund të çojë në Luftën e III-të Botërore vrasja e Ambasadorit rus Karlov?

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë “zbulon” porositësit e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë "zbulon" porositësit e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

JA FOTOT/ Të gjitha momentet e ekzekutimit të Ambasadorit Rus, live në TV

Profil/ Kush ishte ambasadori i Rusisë i ekzekutuar sot në Ankara

TE FUNDIT

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun
10 Korrik, 2025

Një zjarr ka përfshirë një lokal orët e para të mëngjesit në fshatin Theth. Në një informacion paraprak të raportuar...

Lexo më shumë

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!
10 Korrik, 2025

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez,...

Lexo më shumë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
10 Korrik, 2025

Policia e Matit ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i...

Lexo më shumë

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
10 Korrik, 2025

Pas aksioneve në rrethe, edhe kryeqyteti i është nënshtruar lirimit të hapësirave publike. Ndryshe nga Thethi, bizneset në Tiranë, kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com