Një konflikt mes disa adoleshentëve, më konkretisht mes rreth 6-7 personave të përfshirë, ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 14 vjeçar. Si pasojë e një goditje me thikë, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Mësohet të kenë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve i transportuar tek Spitali i Trumës dhe një tjetër, i dyshuar si një nga autorët, është transportuar në një spital privat.
Fëmijët janë zënë fillimisht me grushte dhe sende të forta e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur dy të tjerët. Njëri prej 14-vjeçarëve mori goditje në zemër dhe vdiq disa minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës.
Ndërsa adoleshenti tjetër i goditur me thikë është duke u kuruar në Spitalin e Traumës dhe duket në gjendje të qëndrueshme.
Sipas burimeve, sherri ka nisur fillimisht në ambientet e shkollës “Fan Noli” e më pas ka vijuar jashtë ambienteve të saj. Nuk ka ende informacion se cili ka qenë shkaku i sherrit.