Policia ka ngritur një postobllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, mund të jenë larguar drejt këtij qyteti.
Sipas Balkanweb, autorët kanë qenë me një automjet tip “Mercedes Benz” ngjyrë blu.
Ndërkohë që efektivët po ndalojnë çdo person që po hyn në qytetin e Vlorës dhe po i kontrollohet identiteti.
Më herët policia bëri me dije se ka identifikuar autorin dhe kanë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor për kapjen e tij.