Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko folur lidhur me ngjarjen e së dielën në Kosovë, ku një grup serb sulmuan efektivët e policisë duke lënë të vrarë një prej tyre.
Gjatë një interviste televizive, Majko ka vlerësuar qëndrimin që ka mbajtur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ngjarjen në veri.
“Kemi një Albin krejtësisht tjetër sot, të cilit mund ti thuhet me plot gojën “Albin Kurti, ta lumsha”. Kaq”,-tha Majko.
Gjatë operacionit të policisë, u vranë 4 serbë që ishin pjesë e grupit të armatosur që organizuan atentatin ndaj efektivëve të Kosovës./Opinion.al