18- vjeçari A.H, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Stiven Toshkesi në Tiranë, u vetëdorëzua në polici këtë të premte.
Ky shtetas, më datë 18.04.2023, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, arrestuar disa orë pas ngjarjes, kanë goditur me thikë 20-vjeçarin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
“Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi Stivën Toshkëzi.
Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi Axel Hoxhaj., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al