Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Zyber Zagradi, kamerieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.
Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.