Në Gjykatën e Elbasanit do të mbahej sot seanca gjyqësore për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici, në Gramsh.
Në sallë u paraqitën 4 të miturit të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre, por për shkak se nuk u plotësua trupi gjykues seanca u shty për në datë 28 shkurt ora 14:00.
Ndërkaq në sallën e gjyqit ka patur tensione mes familjarëve, për shkak edhe të gjendjes së rënduar të familjarëve të viktimës.
15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë mesditën e 16 Majit 2023 në lulishten e qytetit të Gramshit, teksa kthehej nga shkolla.
Ai kishte hyrë për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij me 4 djem të akuzuar, por mbeti i vrarë nga goditja me thikë në zemër.