Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 14-vjeçarit, Koçiu: Bashkëpunim mes aktorëve të shoqërisë për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

2024/11/20 at 12:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit, Koçiu: Bashkëpunim mes aktorëve të shoqërisë për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në seancën dëgjimore të Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” në përvjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”.

Që në hyrje të fjalës së saj, ministrja Koçiu u ndal te ngjarja tragjike ndodhur dy ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën një 14-vjeçar i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij.

Koçiu deklaroi se:

“MSHMS mbështet fort nismën e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për një Plan Veprimi të koordinuar institucional për sigurinë në shkolla. Vetëm bashkëveprimi i të gjithëve mund të sjellë rezultate të dukshme në drejtim të parandalimit të dhunës, bullizmit, diskriminimit apo stigmatizimit në shkollat tona. Përgjegjësia ndaj fëmijëve është detyrim për të gjithë aktorët e shoqërisë, veçanërisht për trinomit mësues, nxënës dhe prindër”.

“Orientimi, bashkëpunimi dhe unifikimi i politikave për një ambient të sigurt në shkolla do të prodhojë më shumë siguri. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për një qëllim madhor: mbrojtjen dhe edukimin e brezit të ri. Duhet të jemi së bashku të gjithë aktorët, institucionet shtetërore, pushteti vendor, komunitetet, partnerët, shoqëria civile, media, për të luftuar fenomene të tilla dhe për të adresuar problematika kaq serioze. Ndaj t’i bashkohemi këtij plan-veprimi, ta mbështesin dhe përmirësojnë atë me propozime produktive, nëse kanë vullnetin pozitiv për të kontribuar për një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj, larg dhunës”, apeloi ministrja.

Ajo tha se nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijës janë evidentuar gjithsej 51 rekomandime, nga të cilat më prioritaret kanë të bëjnë me mosdiskriminimin, dhunën ndaj fëmijëve, abuzimin dhe shfrytëzimin seksual, sigurimet shoqërore, standardi i jetesës dhe arsimimi dhe për të cilat është hartuar një plan i detajuar veprimi dhe masash me aktorët përgjegjës për zbatimin e tyre.

“Ndërsa puna vazhdon për adresimin e këtyre rekomandimeve një pjesë e tyre tashmë janë zbatuar, theksoj faktin që edhe në buxhetin e vitit 2025 do kemi më shumë mundësi për të adresuar problematika dhe për të mbështetur familjet në nevojë apo fëmijët që janë jashtë kujdesit prindëror. Rishikimi i skemave tona sociale ka sjellë trefishim i mbështetjes financiare për më shumë se 1 mijë fëmijë pa kujdes prindëror, trefishim i mbështetjes financiare për 10 mijë familje që kujdesen për tre ose më shumë fëmijë, dyfishim i mbështetjes financiare për rreth 6 mijë familje me kryefamiljare femra”, theksoi Koçiu.

Ministrja nënvizoi se “9200 nëna të papuna me tre ose më shumë fëmijë, mbështeten nga programi për subvencionimin e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, 34 mijë fëmijë të grupeve të moshave 6-14 vjeç mbështeten me subvencione për të ndjekur arsimin e detyrueshëm, 2227 bonuse bebesh të dhëna vetëm gjatë  këtij viti si dhe fuqizimi i familjes përmes riintegrimit social të anëtareve përmes programeve sociale, formimit profesional ku kanë përfituar rreth 2409 familje me fëmijë”.

Sa i përket mbështetjes dhe ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “kemi filluar me trajtimin dhe diagnostikimin e hershëm të aftësisë së kufizuar sidomos në grupmosha 0-2 vjeç aty ku është edhe fokusi më i madh me qëllim evidentim sa më të shpejtë dhe trajtimin akoma më mirë pasi e dimë që sa më shpejt të kapen problematika lidhur me specifika të veçantë të fëmijëve tanë, aq më shpejt mundet edhe t’i trajtojmë ato”.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Bie nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, përfundon në spital i riu në Vlorë 

Si askund në rajon, në Kosovë duhen vetë 3 muaj për t’u bërë polic

Si askund në rajon, në Kosovë duhen vetë 3 muaj për t’u bërë polic

Rama reagon për vrasjen e 14-vjeçarit dhe jep lajmin: Po mendojmë të mbyllim “TikTok” dhe “SnapChapt” në Shqipëri 

Rama reagon për vrasjen e 14-vjeçarit dhe jep lajmin: Po mendojmë të mbyllim “TikTok” dhe “SnapChapt” në Shqipëri 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com