Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, protestë kundër policisë për mosparandalimin e ngjarjes

2025/01/04 at 9:10 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, protestë kundër policisë për mosparandalimin e ngjarjes

Qindra malazezë protestuan të premten në kryeqytetin e Mali të Zi Podgoricë kundër, siç thanë ata, mungesës së veprimeve të autoriteteve për ta parandaluar vrasjen e shumëfishtë që shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rëndë të katër të tjerëve.

Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në vend, ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi viktimat në Cetinjë pasi kishte konsumuar alkool. Ai arriti t’i shmanget policisë për orë të tëra.

Në mesin e të vrarëve është edhe motra e tij. Më pas ai vrau veten dhe vdiq nga plagët e marra në orët e hershme të së enjtes.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Protestuesit fillimisht mbajtën heshtje për të përkujtuar viktimat dhe pastaj lëshuan fyerje në drejtim të policisë, të cilët rrethuan ndërtesën e qeverisë në qendër të qytetit. Disa protestues u përpoqën që të thyejnë perimetrin e sigurisë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Sistemi juaj është i kalbur” dhe “I keni duart e përgjakura”. Ata lidhën trëndafila me fjongo të zeza në shenjë zie.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë Ministrin e Brendshëm Danilo Saranoviç dhe drejtorin e policisë Lazar Sçepanoviç.

Drejtori Sçepanoviç tha të enjten se përgjigja e policisë ndaj të shtënave ishte vonuar për shkak të informacionit të gabuar, që e drejtoi patrullën e policisë në drejtim të gabuar.

“Si njerëz të ndershëm, duhet të dilni dhe të na tregoni se çfarë po ndodh në sistemin tuaj… apo nesër një tragjedi e tillë mund të trokasë në derën tonë”, brohoriti një protestues.

Kjo ishte vrasja e dytë në masë brenda më pak se tre vitesh në Cetinjë, që gjendet 38 kilometra në perëndim të Podgoricës. Në gusht të vitit 2022, një i armatosur vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, para se të vritej.

Protesta e të premtes përkoi me seancën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë që u mblodh për të diskutuar mbi incidentin, përfshirë për çështjet që lidhen me luftimin e armëmbajtjes pa leje, ashpërsimin e kritereve për armëmbajtje dhe rekrutimin e më shumë pjesëtarëve të policisë.

Ashtu si vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi është i mbushur me armë pa leje, të mbetura kryesisht nga luftërat e përgjakshme të viteve 1990-ta./VOA

Ju sugjerojmë

Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

20 Gusht, 2025 5:58 pm
Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste
Aktualitet

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

20 Gusht, 2025 5:44 pm
Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë
Bota

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë

20 Gusht, 2025 5:36 pm
Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë
Bota

Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

20 Gusht, 2025 5:18 pm
Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023
Bota

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Evropë janë 4-fishuar që nga viti 2023

20 Gusht, 2025 4:27 pm
111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik
Aktualitet

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

20 Gusht, 2025 4:19 pm
Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
Bota

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

20 Gusht, 2025 4:01 pm
Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve
Aktualitet

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

20 Gusht, 2025 3:47 pm
“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës
Aktualitet

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

20 Gusht, 2025 3:25 pm
Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria
Aktualitet

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

20 Gusht, 2025 3:05 pm
Para
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Sarandë/ Sherr me sende të forta, mbeten të plagosur dy persona

Policia e Krujës kërkon ndihmë për identifikimin e 50-vjeçarit: Nuk mban mend adresën e banimit

Spiropali uron Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson për rizgjedhjen

Spiropali uron Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson për rizgjedhjen

TE FUNDIT

Durrës/ Plagosje me armë zjarri në fshatin Hamallaj

Humb jetën 60-vjeçari në Fier/ Ishte duke kontrolluar mjetin bujqësor, por e zë poshtë rrota e tij
20 Gusht, 2025

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Paraprakisht deklarohet se një person u...

Lexo më shumë

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste
20 Gusht, 2025

Konfliktet me thikë dhe ato me sende të forta vijojnë të mbeten një shqetësim për policinë, nisur edhe nga numri...

Lexo më shumë

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë

Turqia dyfishon trupat e saj në Qipro, gati mbi 100.000 ushtarë
20 Gusht, 2025

Numri i forcave turke në Qipron e pushtuar pritet të arrijë në 100,000 ushtarë , sipas mediave turke. Sipas TRHaber,...

Lexo më shumë

Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Izraeli do ti thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë
20 Gusht, 2025

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com