Tërbimi i Boban Ilik ka rrënjë tek nacionalizmi i shfrenuar i Maqedonasve për shqiparët e Maqedonisë. Vrasja e Almirit 4-vjeçar nga Boban Ilik ishte vetëm pasqyra reale e gjendjes aktuale në Maqedoni. Ngjarjet tjera që e vërtetojnë këtë janë: mos informimi i mediave në maqedonisht për rastin dhe mungesa e reagimeve nga institucionet dhe subjektet maqedonase për vrasjen makabre.
Telegrafi Maqedoni ju sjell dy shembuj ku Boban Ilik kishte treguar krenari pasi kishte kryer vepra penale.
I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.
”Për këtë rrihet edhe në burg” komentonte Ilik për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin” shkruan ai me shumë zbavitje.
”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.
Përndryshe, Ilik është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën e familja kërkon dënim maksimal për vrasësin.