Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu.
Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.