Gjykata ka lënë në burg Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin, që dyshohen si autorët e vrasjes me thikë të 32-vjeçares, Luljeta Preza, te Ura e Dajlanit në Durrës.
Policia njoftoi se në momentin e krimit autorët e dyshuar dhe viktima kanë qenë nën efektin e kokainës.
Bashkë me ta kanë qenë edhe 3 shtetase të tjera, që janë proceduar penalisht.
“Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se rreth orës 01:00 të datës 2 Gusht 2023 poshtë urës së Dajlanit, 32-vjeçarja Luljeta Preza është konfliktuar me Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin për motive të dobëta pasi kishin konsumuar kokainë së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare. Gjatë konfliktit 2 autorët kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi”-njoftoi policia.