Pas kandidatit të PS për bashkinë Kukës Albert Halilajt, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata i është drejtuar kutisë së votimit për të hedhur votën e tij.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas votimit, Vata iu bëri thirrje kuksianëve të dalin të votojnë, ndërsa theksoi se nga kampi i opozitës do raportohet çdo parregullsi dhe tentativë për të ndikuar zgjedhësit.
“Sot është një ditë e shënuar, një ditë e shenjtë për Kukësin dhe për të ardhmen e tij. I ftoj të gjithë banorët t’i drejtohen masivisht kutive të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Deri tani kemi evidentuar çdo lloj problematike që tentohet për të derformuar vullnetin, të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen”-tha Vata.