Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votime në kohën e terrorit

2017/06/08 at 11:00 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Votime në kohën e terrorit

Ende është e paqartë se cili do të jetë motivi vendimtar për qytetarët e Britanisë së Madhe në votimet e ditës së sotme.

Atentatet në Londër dhe Mançester ndikuan në fushatën elektorale në Britaninë e Madhe, sikurse më parë në Madrid apo Paris. Pas atentateve në Londër partitë e ndërprenë madje fushatën elektorale. Por ato i nxitën edhe më tej diskutimet e zjarrta për kryeministren konservatore Theresa May dhe sfiduesin e saj Jeremy Corbyn nga partia liberale e majtë e laburistëve.

Kryeministrja May u shpreh për një kurs të rreptë tani e tutje, por kur ishte ministre e Brendshme ajo kishte shfuqizuar kontrollet nga ana e organeve të policisë dhe sikurse shprehet politologu Anthony Glees në intervistë me DW “në Britaninë e Madhe ka rreth 23.000 xhihadistë, që nuk mund të kontrollohen pikërisht për shkak të heqjes së kontrolleve nga May në vitin 2010.”

Edhe Jeremy Corbyn, i cili është simpatizant i IRA-s dhe deri në momentin e atentatit në Mançester qe shprehur për bisedime me terroristët, tha se nëse do të fitonte do të kujdesej që në rrugë të ketë më tepër policë.

Konflikti i brendshëm si lajtmotiv

Sipas politologut Glees “politika në Britaninë e Madhe është e pafuqishme, sepse vendi gjendet në një gjendje tepër të rëndë”. Sipas tij pasi britanikët votuan pro Brexitit pa e ditur se çfarë do të thoshte kjo, vendi gjendet në një gjendje konstante krize, në një rreth politik vicioz dhe kjo e bën vendin të lehtë për t’u sulmuar.

Ende është e paqartë se cili do të jetë në fund të fundit motivi vendimtar për qytetarët e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, gjatë zgjedhjeve të sotme, ku ata votojnë në 650 zona zgjedhore për kandidatët e tyre.

Përveç sigurisë së brendshme fjala është gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Evropën dhe të ardhmen e vendit. Po ashtu në diskutim është edhe rruga e Skocisë drejt pavarësisë si edhe debati për të ardhmen e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), një institucion që për britanikët është i shenjtë.

Pas sulmeve terroriste partitë në Britaninë e Madhe u treguan të përmbajtura në sulmet ndaj njëra-tjetrës. Por kushdo që të dalë fitues, për të puna e vërtetë fillon pikërisht pas zgjedhjeve./Deutsche Welle

Etiketa: Britanikoha e terroritvotime

Ju sugjerojmë

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
Bota

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

6 Korrik, 2025 5:21 pm
OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Para
WOW, është 63 vjeçe, por Christie Brinkley mahnit me trupin e saj

WOW, është 63 vjeçe, por Christie Brinkley mahnit me trupin e saj

Zgjedhjet në Britani, May në avantazh

Zgjedhjet në Britani, May në avantazh

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 9 qershor 2017

TE FUNDIT

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik, 2025

Zjarri në landfillin e Elbasanit është fikur pas gjashtë ditësh. Siç duket edhe nga këto pamjet të Klan News, atje...

Lexo më shumë

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist

Kroaci, 500.000 shikues në koncertin e këngëtarit ekstremist
6 Korrik, 2025

Kryeqyteti i Kroacisë nuk ka përjetuar kurrë një tension të tillë në prag të një eventi kulturor. Koncerti i këngëtarit...

Lexo më shumë

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
6 Korrik, 2025

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
6 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com