Pasi Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka mbyllur punimet, ka nisur procesi i numërimit të votave për kreun e PD Sali Berisha.
Ky i fundit kërkon votëbesimin për të vijuar në krye të Partisë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit të këtij viti.
Kujtojmë se në këtë Kuvend nuk u bëne pjesë deputetët; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj.
Tre deputetët e sipërpërmendur janë mbështetës të ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.
Por përveç këtyre deputetëve, ftesës së Berishës nuk i janë përgjigjur as Gazment Bardhi dhe 15 deputetë që e mbështesin kreun e grupit të PD.
Ndërsa të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.