Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër.
Sipas asaj që njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon procesi i numërimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.
Ndërkohë ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë “të hapur” në qarqet Durrës, Tiranë, Kukës, Shkodër.
Kujtojmë se në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD mori vetëm 50 mandate. Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.