Kreu i KQZ , Ilirjan Celibashi përmes një deklarate për media dha detaje lidhur me emigrantët shqiptarë të diasporës që kanë aplikuar dhe janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Celibashi tha gjatë fjalës së tij se shtetasi me moshën më të madhe që ka aplikuar është 98 vjeç.
Sipas tij, një shtetas ka aplikuar 25 herë në platformë.
Ndërkohë aplikimi i parë është bërë nga Gjermania, nga një shtetas në orën 00:08.
“Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08.
E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98 vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet. Është një shtetas që ka aplikuar 25 herë në platformë”, tha Celibashi.