Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota kundër SHBA-së/ Agim Nesho, ja ndikimi që ka në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mund të jetë presion i Turqisë

2017/12/22 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Vota kundër SHBA-së/ Agim Nesho, ja ndikimi që ka në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mund të jetë presion i Turqisë

Diplomati i karrierës Agim Nesho komenton votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-ve. Për Neshon, i cili ka shërbyer për vite me radhë si ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ky rast tregoi që qeveria Rama mund ta përdorë SHBA-në kur i duhet të “kapë” drejtësinë, por mund të jetë kundër saj kur ka interesa të tjera.


‘’Duke vlerësuar që qeveria shqiptare është shumë e vëmendshme ndaj marrëdhënieve me SHBA-në, mendoj që presioni nga forca të tjera rajonale si Turqia mund të ketë influencuar në një vendim-marrje të tillë të gabuar. Këtë presion Turqia (si paraqitëse e kësaj rezolute) e ka bërë edhe në të shkuarën, por qeveria Berisha i ka rezistuar presionit dhe ka ruajtur integritetin e saj.’’, shpjegon më tej diplomati në intervistën për ‘’Hashtag.al’’.

Për të sigurisht që personi më i prekur dhe i zhgënjyer nga votimi i Shqipërisë në OKB kundër SHBA-ve duhet të jetë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

INTERVISTA

Shqipëria ka votuar dje kundër SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.  Si e komentoni pozicionimin e Shqipërisë? A mund të zgjidhte të abstenonte? A mendoni se është luftë personale dhe shfaqje e forcës së votës së Ramës kundrejt Trump-it apo pozicionim pro vendeve si Turqia?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dje miratoi një rezolutë të paraqitur nga Turqia dhe Jemeni dhe bashkë-sponsorizuar nga Venezuela kundër njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Jeruzalemit si kryeqytet të shtetit të Izraelit. Ndryshe nga rezolutat e tjera që paraqiten në Asamblenë e OKB-së për konfliktin Izraelo-Palestinez, kjo rezolutë kishte karakter të njëanshëm dhe bazohej në dënimin e qëndrimit të administratës amerikane dhe dekretit të Presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet.

Si e tillë dhe me ngarkesat politike që mbarte me vete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan se do të ishin të vëmendshëm për pozicionet që do të mbanin shtetet e tjera aleate dhe bashkëpunëtore të SHBA-së ndaj kësaj rezolute. Për më tepër, që përfaqësuesit e lartë të administratës Amerikane shpjeguan që qëndrimi i tyre bazohej në njohjen e vendimit të Kongresit Amerikan të vitit 1995, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen aty te ambasadës amerikane.

Në këtë votë për një rezolutë politike fatkeqësisht Shqipëria zgjodhi të votonte kundër partnerit tonë strategjik, SHBA-ve.

Minimalisht Shqipëria duhet të abstenonte, si shumë vende të rëndësishme si Kanadaja, Australia, Kroacia, Çekia, Polonia, Rumania, etj., të cilat e vlerësuan rezolutën politikisht dhe ruajtën interesat e vendeve të tyre në raport me Washingtonin.

Argumenti që përdori ministria shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme, se vota jonë do t’i bashkëngjitej BE-së, nuk është bindëse për arsye se vetë BE-ja ishte e ndarë në qëndrimin e saj.

Vendet e rëndësishme europiane si Franca, Gjermania kanë mbajtur qëndrim pro rezolutës për arsye të rolit të tyre negociues në konfliktin në Lindjen e Mesme, si anëtarë të Kuartetit Ndërkombëtar si dhe pragmatizmit për të mos t’ia lënë rolin e ndërmjetësuesit për të ardhmen, fuqive të tjera jo-perëndimore si Rusia, Kina, etj.

Shqipëria për vetë rolin e saj të vogël në arenën ndërkombëtare nuk mund të zgjidhte të sakrifikonte aleatin tonë kryesor strategjik për njohjen e përkrahjen e çështjes tonë kombëtare, duke u bërë shtesë e një liste, ku qëndrimi ynë është vetëm një numër.

Duke vlerësuar që qeveria shqiptare është shumë e vëmendshme ndaj marrëdhënieve me SHBA-në, mendoj që presioni nga forca të tjera rajonale si Turqia mund të ketë influencuar në një vendim-marrje të tillë të gabuar. Këtë presion Turqia (si paraqitëse e kësaj rezolute) e ka bërë edhe në të shkuarën, por qeveria Berisha i ka rezistuar presionit dhe ka ruajtur integritetin e saj.

Zyra e shtypit të ministrisë sonë të Punëve të Jashtme ka deklaruar se është në koherencë me qëndrimin në një linjë të Bashkimit Europian.  A është kjo një lëvizje e re e qeverisë sonë për të bërë të pamundurën për t’u anëtarësuar në BE apo justifikimi i radhës?

Deklarata e MPEJ-së Shqiptare kërkon të justifikojë qëndrimin e saj të gabuar duke vënë përpara BE-në dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë ku politika e jashtme duhet t’i bashkëngjitet qëndrimit me ato të BE-së.

Në votimin e rezolutës për statusin e Jeruzalemit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vota e BE-së ishte e ndarë, pra nuk kemi të bëjmë me një qëndrim të unifikuar të Bashkimit Europian.

Njihet një praktikë diplomatike në OKB, që kur BE është e ndarë në qëndrimin e saj vendet anëtare të saj dhe vendet aspirante për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian votojnë duke mbrojtur interesat kombëtare. Fatkeqësisht diplomacia Shqiptare zgjodhi si primare interesat e vendeve të Lidhjes Islamike se sa interesat e kombit shqiptar me aleatin tonë të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, sa mendoni se do ndikojë kjo votë kundër tyre në të ardhmen? Ambasadorja amerikane në OKB ka deklaruar se nuk do ta harrojnë, madje ka thënë se do ta kujtojnë sa herë ne të kërkojmë para…

Kjo nuk është thjesht një deklaratë e Ambasadores së SHBA-së në OKB. Kjo deklaratë u bë edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sigurisht që vota politike për rezolutën anti-amerikane në OKB do të mbahet shënim me vëmendje nga administrata Amerikane, sidomos sot që ka një përqasje të ndryshme gjeo-strategjike të botës.

Mendoni për një moment sikur SHBA-të të zvogëlojnë përkrahjen ndaj Kosovës dhe të lejojnë të lulëzojnë skenarë të rinj serbo-rus në Ballkan për një zgjidhje tjetër gjeo-strategjike? Ku do të mbështetet diplomacia shqiptare? Tek vendet islamike, shumica e të cilave nuk e njeh Kosovën, apo te disa vende të Europës të cilat kanë treguar që janë indiferente ose të pazonja për të ruajtur ekuilibrat europianë? Pra, diplomacia shqiptare në rastin më të mirë është treguar miope dhe në rastin më të keq kundër interesave të kombit Shqiptar.

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu mbështeti hapur Edi Ramën për një zhvillim shumë të rëndësishëm, zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Sa mendoni se do ta ketë të vështirë Lu t’i shpjegojë administratës së tij qëndrimin kundër të Ramës?

Sigurisht personi më i prekur dhe më i zhgënjyer nga ky proces duhet të jetë ambasadori Lu, i cili i ka dhënë mbështetje pa rezerva qeverisë Rama.

I çorientuar me politikën shqiptare dhe para një regjimi demagogjik, me gjithë dëshirën e mirë për përparimin e Shqipërisë, duhet të dëgjonte këshillën e filozofit dhe mendimtarit të njohur shqiptar Fatos Lubonja, që me përkrahjen e regjimit Rama mund të çosh në krijimin e një regjimi autoritar në Shqipëri, i cili pasi të jetë konsoliduar do të gjejë alternativa të tjera për të zgjatur ekzistencën e tij.

Ky rast tregoi që qeveria Rama mund ta përdorë SHBA-në kur i duhet të “kapë” drejtësinë, por mund të jetë kundër saj kur ka interesa të tjera.

Së fundmi, Presidenca jonë ka reaguar duke deklaruar se nuk është informuar dhe nuk është konsultuar për votën kundër SHBA-ve, duke komentuar se kjo votë nuk është një qëndrim shtetëror. Si duhet të funksiononte në një situatë normale?

Qëndrimi i Presidencës është i drejtë por i pamjaftueshëm.

Në një shtet kur politika e tij e jashtme për qëndrimet më të rëndësishme nuk është konsensuale dhe e bashkuar, kjo duhet të zgjojë kambanat e alarmit.

Për më tepër që politika ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ekzistenciale për kombin shqiptar dhe nuk mund t’i lihet eksperimenteve dhe interesave të çastit./Hashtag.al

Etiketa: Agim Neshovota kunder SHBA


Ju sugjerojmë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Para
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve/ Shpirti nuk vdes, ja çfarë ndodh me të

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve/ Shpirti nuk vdes, ja çfarë ndodh me të

Kapet sasi e madhe droge në Vlorë, 7 persona në pranga, mes tyre një femër

Kapet sasi e madhe droge në Vlorë, 7 persona në pranga, mes tyre një femër

Gjyqtari i arrestuar shtrohet në spital, avokati: Lirojeni, ka tumor në kokë

Gjyqtari i arrestuar shtrohet në spital, avokati: Lirojeni, ka tumor në kokë
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com