Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka drejtuar një shkresë zyrtare ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, lidhur me zgjedhjet e 2025-ës.
Teksa bën me dije se ka nisur puna përgatitore për mundësimin e votës së diasporës, kërkon mendim për një draft-udhëzim të administratës lidhur me këtë proces.
“Do duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes KQZ dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve shqiptarë që votojnë jashtë vendit, nga lista e zgjedhësve brenda vendit”, thuhet në shkresë./tvklan