Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e diasporës, Bylykbashi: Të bashkëpunohet me një postë private, qytetarët nuk i besojnë Postës Shqiptare

2024/05/16 at 7:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vota e diasporës, Bylykbashi: Të bashkëpunohet me një postë private, qytetarët nuk i besojnë Postës Shqiptare

Bisedimet ditën e djeshme në tryezën e Grupi të Dialogut duket se rikthyen edhe një herë shpresën se vota e diasporës mund të jetë e realizueshme. Në mbledhjen e djeshme që zgjati rreth tre orë pati diskutime konkrete si nga ana e opozitës ashtu edhe nga mazhoranca.

Megjithatë palët duket se ende nuk bien dakord për shumë pika në mënyrë që të bëjnë të aksesueshme votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Në një intervistë për Klan News deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se po përpiqen që të arrijnë në konkluzione dhe në dakordësi konkrete. Për votën e diasporës ai u shpreh se ajo  është e domosdoshme pasi rreth 2 mijë shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Gjykata Kushtetuese që ka marrë vendim për këtë çështje, flet për 1.2 milionë shtetas me të drejtë vote që janë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që unë mendoj se kjo shifër bazuar në të dhënat e Census-it që flet për rreth 1.4-1.5 milionë  që kaq gjetur Cenusi, por le të themi që ja 200-300 mijë që nuk i ka regjistruar ose nuk i kanë gjetur ata, maksimumi shkojnë 1.7 ose 1.8 ku një pjesë nga 0-187 vjeç do të thotë që ne kemi rreth 2 milionë apo më shumë zgjedhës, jo shtetas jashtë Shqipërisë me të drejtë vote,“ thotë gjatë fjalës së tij Bylykbashi.

Ai shtoi gjithashtu se KQZ ka premtuar se do  të japë një zgjidhje dhe do të ofrojë një praktikë më të lehtë dhe të sigurt për votën e emigrantëve pa kaluar në instancat e tjetra shtetërore, por deputeti i PD tha gjithashtu se do ishte më dinjitoze që të bëhej një bashkëpunim me postat private ndërkombëtare duke marrë shembullin e Belgjikës, për të shmangur vjedhjet dhe abuzimet. Sipas tij shqiptarët nuk besojnë më te Posta Kombëtare Shqiptare.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD: Nëse KQZ ashtu siç na premtoi javën që vjen na bën një demonstrim konkret ashtu siç e mendojnë ata se çfarë mund të bëhet, kjo na hap mundësinë ne që të diskutojmë për zgjidhje më konkrete për të thënë se çfarë duhet me ligj dhe se çfarë nuk duhet me ligj. Çfarë amendament duhet në Kodi Zgjedhor, çfarë duhet të bëjë vetë KQZ ose çfarë duhet të bëjë qeveria për pjesën e vet. Minimumi të japë para. Askush nuk ka besim te Posta Shqiptare e kontrolluar nga qeveria por sigurisht që ka vende që janë demokratike, për shembull Belgjika përdor një postë private ndërkombëtare nga këto të famshmet. Vota vjen direkt me postë në KQZ dhe nuk kalon në filtrat e shtetit, nga ana tjetër KQZ-ja ka një balancim, kërkon më tepër balancim por këtë ne mund ta arrijmë. Kurse ne nuk mund të përcaktojmë vullnetin e drejtorëve politik që vë shteti në administratën e vet postare.

Oerd Bylykbashi shtoi se vota e diasporës nuk duhet të zvarritet më tej pasi nenet për ta bërë të realizueshme atë nuk mungojnë dhe se filtrat e tepër sipas tij që kanë si qëllim të vështirësojnë votën e emigrantëve duhet të eliminohen.

“Sot në Kodin Zgjedhor ka nenet e mjaftueshme për të urdhëruar  votën e diasporës që në vitin 2020. Çfarë ka ndodhur? Asgjë deri më sot, dhe kjo ishte çështja që ne kishim dje, pse dhe çfarë mund të bëhet. Bazuar në platformën tonë politike dhe teknike në aspektin tonë të veçantë që si PD dhe si opozitë kemi paraqitur publikisht në lidhje me votën e diasporës, me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është që sistemi duhet thjeshtuar. Ky sistem që ka sot ligji duhet thjeshtuar në mënyrë të rëndësishme, ne sot kemi një sistem shumë të rëndë, shumë të vështirë me filtra të tepërt, qartazi për ta bërë, për të mos ta lehtësuar. Abuzojnë për ta vështirësuar regjistrimin e personave që jetojnë jashtë për të votuar. Filtri që ne duam të heqim është filtri i Ministrisë së Brendshme dhe e-Albania,” përfundon deputeti i PD.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Franca, Gjermania dhe Italia letër Albin Kurtit, insistojnë në draft-statutin e Lajçakut

Franca, Gjermania dhe Italia letër Albin Kurtit, insistojnë në draft-statutin e Lajçakut

Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit

Houthi paralajmëron sulme ndaj anijeve që shkojnë drejt Izraelit

Kuvend/ Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët

Kuvend/ Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com