Partia Socialiste është shpallur fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë.
Blerim Shera është shpallur fitues me 74.28 % me një diferencë të thellë nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Indrit Hoxha.
Ai ka marrë vetëm 25.72 %. Në total janë numëruar 36 QV nga 44 në total. Edhe numërimi i qendrave që kanë mbetur, duket se nuk do e ndryshojë rezultatin.
Kujtojmë se në këto bashki si votimi ashtu sikurse edhe numërimi ishte elektronik./Opinion.al