Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vonesat juridike dhe mungesa e fondeve ‘paralizojnë’ Emergjencat Civile

2019/11/29 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpëtohet nga rrënojat 16-vjecari

Mbërritja e ekipeve të specializuara të emergjencave civile nga vendet fqinje shënoi një kthesë të jashtëzakonshme në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Situata e krijuar tregoi qartë se Emergjencat Civile nuk ishin gati për të përballuar fatkeqësitë natyrore jo vetëm në aspektin shpëtimit të njerëzve por edhe nga organizimi institucional për menaxhimin e ndihmave, personave të pastrehë dhe panikut.

Vetë qeveria shqiptare pranoi këtë fakt në qershor të këtij viti kur hartoi projektligjin për Mbrojtjen Civile. Në relacionin shoqërues, thuhet se Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë, si më e ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore, si pasojë e pamjaftueshmërisë së kapaciteteve përballuese.

Ligji i ri njeh funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile, një strukture e re. Ligji i ri gjithashtu e detyron qeverinë që të miratojë planin kombëtar për emergjencat civile dhe të nxjerrë së paku edhe tre VKM që të rregullojnë procesin. Por Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u vu në funksion me anë të një VKM-je vetëm mbrëmjen e së mërkurës. E gjithë kjo si pasojë e vonesave për plotësimin e kuadrit ligjor me VKM.

Situata duket e anashkaluar jo vetëm në aspektin ligjor por edhe në atë financiar pasi qeveria nuk ka investuar në asnjë moment në këtë fushë. Buxheti për Emergjencat Civile sipas Ministrisë së Financave që prej vitit 2010 ka ardhur ndjeshëm në rënie. Pas tërmetit të 21 Shtatorit, rishikimi i buxhetit i reduktoi fondet, duke e bazuar aftësinë për të përballuar katastrofat, vetëm tek ndihmat e huaja.

Fondi prej 643 milionë lekësh shkon në pjesën më të madhe për pagesën e faturave të energjisë dhe telefonisë ndërkohë mungojnë pajisjet e specializuara megjithëse trajnimet nuk kanë munguar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile duhet të ishte institucioni i parë përgjegjës për menaxhimin e situatës por mungesa e saj dhe një drejtori Emergjencash Civile pa kapacitete e krijuan një situatë krejt të paqartë. Vullnetarët nuk dinin ku të dorëzonin ndihmat dhe qindra persona që kanë dhuruar strehë dhe nuk dinë si të lidhen me nevojtarët. Objektet e shpallura të pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit kishin ende qytetarë brenda të cilët fatkeqësisht u zunë poshtë rrënojave që la tërmeti i fundit 6.4 Riheter.

E gjithë kjo situatë aspak serioze në menaxhim ka dhe keq menaxhim të fondeve. Sipas “Open Spending Albania”, 1.11 milionë dollarë janë shpenzuar gjatë këtij viti për Institutin e Përgatitjes së Qenve, ndërkohë që këto njësi mungonin në terren. Ashtu siç mungonin pajisjet e zjarrfikësve, mjetet e ushtrisë apo makineritë e bashkive. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Samir Mane dhe Balfin Group dhurojnë 1.2 milionë euro për të prekurit

Samir Mane dhe Balfin Group dhurojnë 1.2 milionë euro për të prekurit

Abuzuan me ndihmat, arrestohen 2 policë dhe 1 zjarrfikës

Abuzuan me ndihmat, arrestohen 2 policë dhe 1 zjarrfikës

“Lajm i mirë”, Xhaçka: Fuqia e tërmeteve me trend zbritës

“Lajm i mirë”, Xhaçka: Fuqia e tërmeteve me trend zbritës

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com