Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen propozim për bisedime paqeje Izrael-Gazë! Çfarë përmban plani, 5 parimet themelore

2023/11/07 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Von der Leyen propozim për bisedime paqeje Izrael-Gazë! Çfarë përmban plani, 5 parimet themelore

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, paraqiti planin për bisedime të mundshme paqeje mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një konferencë të ambasadorëve të BE-së në Bruksel (06.11.2023), se duhet ndërmarrë çfarëdolloj përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqë e siguri krah njeri-tjetrit. Për këtë nevojiten pesë parime themelore.

Si një parim të parë themelor të mundshëm ajo përmendi një dakordësim, që Rripi i Gazës të mos mund t’u ofrojë strehë terroristëve.  Së dyti, sipas mendimit të presidentes së Komisionit të BE.së, mund të bihet dakord, që të ketë vetëm një autoritet palestinez dhe vetëm një shtet palestinez. Si organizatë terroriste Hamasi nuk duhet të kontrollojë apo të qeverisë Gazën.

“Së treti nuk mund të ketë prani afatgjatë sigurie izraelite në Gazë”, tha më tej von der Leyen. Brezi bregdetar është një pjesë substanciale e shtetit të ardhshëm palestinez. Së katërti nuk duhet të ketë dëbime të dhunshme të palestinezeve dhe palestinezëve nga Rripi i Gazës, sepse kjo vetëm sa mund të krijojë më shumë destabilitet në rajon.

Si parim të pestë themelor von der Leyen përmendi një dakordësim, që të mos ketë bllokadë të vazhdueshme në Gazë. 70 përqind e të rinjve në këtë rajon janë të papunë. Kjo detyrimisht nxit radikalizimin e mëtejshëm.

BE shton ndihmën humanitare për Gazën

BE-ja ka vënë në dispozicion edhe 25 milionë euro të tjera si ndihmë humanitare për civilët në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, premtimet për ndihma aktualisht arrijnë një volum gjithsej rreth 100 milionë euro. Gjithashtu po punohet, që të rritet numri i autokolonave me ndihma dhe për të mundësuar transportin edhe me anije. Një korridor detar nga Qiproja mund të garantojë afatgjatë lëvrimin rregullisht të ndihmave.

“Ne të gjithë si demokraci dhe si njerëz kemi përgjegjësinë, për të bërë ç’është e mundur që të mbrojmë civilët e rrezikuar”, theksoi von der Leyen. Konkretisht ajo iu adresua edhe Izraelit, që ndërkohë si reagim ndaj ofensivës në shkallë të gjerë të Hamasit islamist-militant, ka bombarduar në masë objektiva në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë të luftojë kundër regjimit të Hamasit në Gazë. Por është gjithashtu e rëndësishme, që ai të përpiqet të shmangë viktimat civile. Sepse ka prioritet çdo jetë njerëzore, qoftë izraelite apo palestineze./DW

Ju sugjerojmë

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
Aktualitet

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore

18 Korrik, 2025 1:42 pm
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari
Aktualitet

Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari

18 Korrik, 2025 1:27 pm
Mungesa e dëshmitarit shtyn seancën për rastin “Banjska”
Rajoni

Mungesa e dëshmitarit shtyn seancën për rastin “Banjska”

18 Korrik, 2025 1:16 pm
“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike për aktivitet ekonomik, procedim 2 personave
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike për aktivitet ekonomik, procedim 2 personave

18 Korrik, 2025 1:14 pm
Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit,turistë e emigrantë drejt Shqipërisë
Aktualitet

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit,turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

18 Korrik, 2025 1:01 pm
“Shtëpiza në Theth…”/Berisha:Gjiri i Manastirit në Butrint mbrohet nga narkoshteti
Aktualitet

“Shtëpiza në Theth…”/Berisha:Gjiri i Manastirit në Butrint mbrohet nga narkoshteti

18 Korrik, 2025 12:56 pm
Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohet inxhinieri dhe punëtori
Aktualitet

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohet inxhinieri dhe punëtori

18 Korrik, 2025 12:41 pm
Ku ishit kur u bënë ndërtimet në Theth? Rama: Ata që duhet t’i shikonin, s’bënë…
Aktualitet

Ku ishit kur u bënë ndërtimet në Theth? Rama: Ata që duhet t’i shikonin, s’bënë…

18 Korrik, 2025 12:31 pm
“Ministri ‘X’ e…”/Rama: Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI
Aktualitet

“Ministri ‘X’ e…”/Rama: Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI

18 Korrik, 2025 12:20 pm
Para
Raporti i Progresit “qorton” Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve

Raporti i Progresit “qorton” Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve

Një muaj nga sulmi i Hamasit, 1400 qirinj në Jerusalem, fotot e pengjeve projektohen në mure

Një muaj nga sulmi i Hamasit, 1400 qirinj në Jerusalem, fotot e pengjeve projektohen në mure

Netanyahu: Izraeli i hapur “për pauza të shkurtra taktike” në Gazë

Netanyahu: Izraeli i hapur “për pauza të shkurtra taktike” në Gazë

TE FUNDIT

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore

Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
18 Korrik, 2025

Ministri i Financave Petrit Malaj ka vizituar dy biznese në qytetin e Lushnjes nga ku theksoi se çdo produkt që...

Lexo më shumë

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
18 Korrik, 2025

Aktivistja Edlira Çepani ka përkujtuar ditën e sotme 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj Gerti Bogdani, i cili u...

Lexo më shumë

Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari

Video/ Vodhi një automjet në Astir e tentoi të largohej me të, arrestohet 28 vjeçari
18 Korrik, 2025

Vodhi një automjet në Astir dhe tentoi të largohej me të duke mos ju bindur urdhrit për ndalim të policisë,...

Lexo më shumë

Mungesa e dëshmitarit shtyn seancën për rastin “Banjska”

Mungesa e dëshmitarit shtyn seancën për rastin “Banjska”
18 Korrik, 2025

Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” –...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com