Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalë në një konferencë për mediat me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.
Gjatë fjalës së saj Von der Leyen e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.
Më tej ajo theksoi se autorët duhet të sillen para drejtësisë.
“Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, nënvizoi më tej von der Leyen.