Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë në Poloni me rastin e presidencës polake të Këshillit të BE-së për shkak të pneumonisë së rëndë, tha për agjencinë PAP zëdhënësi i KE-së, Stefan de Kersmaker.
“Von der Leyen anuloi angazhimet e saj në dy javët e para të janarit”, tha De Kersmaker.
Kreu i Komisionit Evropian duhej të kryesonte mbledhjen e KE-së në Poloni, të planifikuar për 9 dhe 10 janar në Gdańsk.
Polonia mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të BE-së më 1 janar.
Ceremonia e marrjes së presidencës do të mbahet sot në Varshavë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
Polonia do të kryesojë Këshillin e BE-së deri më 30 qershor 2025.