Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka dhënë një deklaratë për mediat, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit.
Von der Leyen tha për gazetarët se zhvillimi i samitit në një vend të Ballkanit Perëndimor përcjell një mesazh të fuqishëm për të treguar përkushtimin për zgjerimin e BE-së.
Nder të tjera Von der Leyen tha se një nga temat kryesore të diskutimit do jetë pikërisht ekonomia, ku BE do nxisë kompanitë e Ballkanit Perëndimor të kenë qasje në tregun e përbashkët.
“Është një samit shumë i veçantë ky që zhvillojmë sot. Zhvillimi i samitit në një vend të Ballkanit Perëndimor besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi për zgjerimin e BE-së.
Një nga temat kryesore do jetë ekonomia, duam t’iu japim qasje kompanive në tregun evropian, por për këtë na duhen reforma. Ata që kanë vullnetin të ndërmarrin reforma, do të marrin financim nga BE. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyer tona janë të hapura”, u shpreh ajo.
.